Top Channel/ Trump paralajmëron tërheqje trupash/ SHBA redukton praninë ushtarake në Gjermani
03/05/2026 11:36

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një reduktim edhe më të madh të trupave amerikane në Gjermani, përtej tërheqjes së rreth 5 mijë ushtarëve të njoftuar nga Pentagoni. “Do t’i ulim ndjeshëm dhe shumë më tepër se 5 mijë”, deklaroi Trump nga Florida, duke konfirmuar një ndryshim të rëndësishëm në praninë ushtarake amerikane në Evropë. Sipas Departamentit të Mbrojtjes, tërheqja pritet të realizohet brenda 6 deri në 12 muajve. Vendimi përfshin edhe anulimin e një plani të mëparshëm për vendosjen e një batalioni me raketa me rreze të gjatë “Tomahawk” në territorin gjerman. Aktualisht, në Gjermani ndodhen rreth 40 mijë trupa amerikane, ndërsa vendi mbetet një nga nyjet kryesore të operacioneve të SHBA-së në Evropë, përfshirë bazën ajrore strategjike të Ramshteinit. Lëvizja e administratës amerikane ka shkaktuar reagime të forta në Uashington. Edhe ligjvënës republikanë kanë paralajmëruar se ky vendim mund të “dërgojë sinjalin e gabuar” ndaj Vladimir Putin dhe të dobësojë efektin parandalues të NATO-s. Në Gjermani, ministri i Mbrojtjes deklaroi se tërheqja ishte e pritshme dhe theksoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Ai shtoi se Berlini po punon për forcimin e ushtrisë dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Prania ushtarake amerikane në Gjermani daton që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka qenë një element kyç i arkitekturës së sigurisë transatlantike. Megjithatë, vendimi i fundit i Uashingtonit sinjalizon një rishikim të rolit të SHBA-së në mbrojtjen e Evropës, në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54