Top Channel/ Trump: Pa mua nuk ka NATO, s’tërhiqem për Groenlandën
20/01/2026 22:54

“Brenda një viti kemi arritur më shumë se çdo administratë tjetër.” Me këto fjalë e nisi , presidenti amerikan Donald Trump nisi konferencën për bilancin e vitit të parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Ai u duk i përmbajtur dhe larg energjisë së zakonshme. Me një ritëm të ngadaltë dhe pauza të shpeshta, presidenti tronditi disi të pranishmit duke nxjerrë një seri fotosh të personave që ai i quajti “kriminelë aktivë” në Minesota, duke theksuar se të gjithë ishin arrestuar nga agjentët për emigracionin. Në një fjalim të ndërthurur mes imazheve të arrestimeve dhe temave ndërkombëtare, presidenti përmendi Venezuelën dhe të ardhmen pas Maduros, duke përmendur edhe emrin e María Corina Machados, por pa dhënë një qëndrim të qartë. “Tani po, e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur këto javë. Dhe Machado është një grua jashtëzakonisht e sjellshme që bëri një gjë shumë të pabesueshme duke më dhuruar Nobelin”. Nuk munguan as sulmet politike dhe deklaratat e forta. Trump foli për udhëtimin e tij drejt Zvicrës dhe pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku politikat e tij të jashtme dhe kërcënimet për Groenlandën kanë nxitur debat të ashpër me europianët. I pyetur se sa larg është gati të shkojë në këto pretendime, presidenti u përgjigj shkurt: “Do ta zbuloni vetë se deri ku mund të mbërrij unë.” Ndërsa më herët ai kishte bërë një postim në “truth social” duke thënë se “Nëse nuk do të kisha ardhur unë, nuk do të kishte NATO tani! Do të kishte qenë në hirin e historisë. Trishtuese, por e VËRTETË!”.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59