Top Channel/ Trump, “operacioni fshesa”: Pas kërcënimeve, Kolumbia pranon emigrantët nga SHBA!
27/01/2025 12:24

Shtetet e Bashkuara po deportojnë me shpejtësi qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur kështu premtimin e fushatës së Presidentit Donald Trump në vitin 2024 për të dëbuar emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave dhe nga Shtëpia e Bardhë, tregojnë se vetëm gjatë ditëve të para të administratës së re Trump, u arrestuan më shumë se 1000 emigrantë dhe qindra u riatdhesuan në vende të tjera, përfshirë Guatemalën. “Po shkon shumë mirë. Ne po largojmë kriminelët e këqij dhe të ashpër”, deklaroi Trump të premten. Ndërkohë, duket se kërcënimet e tij kundër Kolumbisë, kanë funksionuar. Presidenti kolumbian Gustavo Petro, fillimisht refuzoi dy avionë ushtarakë amerikanë dhe tha se ai do të pranonte emigrantë vetëm kur Shtetet e Bashkuara t'i trajtonin me dinjitet, duke përfshirë përdorimin e avionëve civilë për dëbimet. Por në momentin që u njoftua se SHBA do të vendoste një sërë masash ndaj Kolumbisë, kjo e fundit u tërhoq e tanimë, të dy vendet thuhet të kenë arritur një marrëveshje për fluturimet amerikane që do të dërgojnë emigrantët kolumbianë në shtëpi. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë sqarohet se është arritur dakordësia që shteti kolumbian të pranojë emigrantët pa asnjë kufizim, përfshirë kthimin e tyre me avionët ushtarakë amerikanë.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34