Top Channel/ Trump: Nuk jemi kundër popullit të Iranit, jemi për ndryshim regjimi!
23/06/2025 11:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump la të kuptohet përmes mesazhit të tij të fundit se mbështet perspektivën e rrëzimit të regjimit në Teheran, dhe se shënjestra e SHBA-së nuk është populli Iranian, por programi bërthamor i Republikës Islamike. “Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin madhështor sërish, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij Truth Social. Vetëm pak orë përpara kësaj, disa fidura të rëndësishme të administratës së tij si zëvendpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth - theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit nuk ishte shembja e qeverisë islamike teokratike, pro program bërthamor i vendit. Kryediplomati Macro Rubio e nënvizoi se SHBA-ja nuk po kërkon luftë me Iranin. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha nga ana e tij se sulmet amerikane zbuluan se qëndron pikërisht Uashingtoni“pas” fushatës së Izraelit kundër republikës islamike dhe u zotua për një përgjigje. Zyrtarët e mbrojtjes amerikane po punonin ende për të përcaktuar se sa dëme shkaktoi Operacioni “Midnight Hammer”- Cekani i Mesnates. Shefi i shtabit, gjenerali Dan Caine, pohoi më herët se nuk është ende e qartë deri në c`pikë janë prekur aftësitë bërthamore të Iranit, dhe u tregua më i rezervuar në komente se Trump. Njeriu përgjegjës i OKB-së për energjinë bërthamore, Rafael Grossi, u shpreh po kështu se në këtë moment askush, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, nuk është në gjendje të vlerësojë realisht dëmet nëntokësore në Fordow." Ndërkohë, sulmet e pashembullta vazhduan të shkaktojnë tronditje në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Linjat ajrore po përpiqen të ndihmojnë mijëra udhëtarë të bllokuar në rajon, ndërsa shumë vende kanë organizuar fluturime riatdhesimi për qytetarët. Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së lëshoi një paralajmërim të dielën duke paralajmëruar aty sulme kibernetike e dhunë në SHBA, duke përfshirë krimet e urrejtjes antisemite.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57