Presidenti rus, Vladimir Putin, e pohoi se gjatë takimit të Alaskës muajin e kaluar, ka pasur vërtet “dakordësi” me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, për fundin e luftës në Ukrainë. Kreu i shtetit rus megjithatë, sërish nuk tregoi nëse do t'i pranonte bisedimet e paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump.