Top Channel/ Trump: Nuk e zgjas armëpushimin, Irani të lirojë edhe 8 vajza të dënuara
21/04/2026 19:52

Në orët e fundit të armëpushimit, presidenti amerikan, Donald Trump, thekson se nuk do ta zgjasë atë, duke paralajmëruar Iranin për rikthimin e luftës, nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve. Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë ‘OK’ delegacionit iranian për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por Islamabadi, kryeqyteti pakistanez ku parashikohet të zhvillohen bisedimet të mërkurën, tha se nuk ka marrë ende konfirmim zyrtar nga Teherani. Presidenti Donald Trump i kërkoi sërish Iranit të pranojë negociatat për t’i dhënë fund luftës, duke i paralajmëruar se Forcat Hapësinore Amerikane kanë vendosur kamera në çdo centimetër të objekteve të tyre bërthamore. Gjithashtu, Trump iu kërkoi udhëheqësve iranianë të lirojnë tetë vajza, që regjimi islamik thuhet se do të ekzekutojë para negociatave të paqes. “Do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Ju lutem mos u bëni keq atyre! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Në bisedimet e të mërkurës në Islamabad, delegacioni amerikan drejtohet nga zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa Pakistani njoftoi se vijon përpjekjet për të bindur edhe udhëheqësit iranianë të bashkohen në raundin e dytë të negociatave. Autoritetet pakistaneze i kërkuan Uashingtonit dhe Teheranit që të zgjasin armëpushimin dhe të ndjekin rrugën diplomatike, si mjetin e vetëm për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08