Top Channel/ Trump niset drejt Nju Jork, gati për gjyqin historik: Gjueti shtrigash
03/04/2023 22:35

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale. Republikani 76-vjeçar, njëherësh presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht të martën për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Dhjetra njerëz, shumë duke valëvitur banderola pro-Trump dhe flamuj amerikanë, u rreshtuan në rrugë ndërsa autokolona e Trump shkonte nga rezidenca e tij në Florida drejt aeroportit. “Gjueti shtrigash, ndërsa vendi ynë i bukur po shkon në djall”, tha Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që hapi çështjen kundër tij. Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit. Agjentët e Shërbimit Sekret janë angazhuar jashtë Kullës Trump – ku do të qëndrojë sonte ai – dhe jashtë gjykatës, ku do të paraqitet në pasditen e së martës. Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, ka paralajmëruar që secili person që proteston dhunshëm, do të “arrestohet dhe do ta mbahet përgjegjës, pavarësisht kush jeni”. Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB