Pak pasi kremtoi 100 ditët e para të presidencës, presidenti amerikan Donald Trump ndërmori disa ndryshime ne kabinet, që nuk kaluan pa bujë mediatike. Shtypi vendas raportoi menjëherë faktin që kreu i Shtëpisë së Bardhë largoi këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Mike Waltz, dhe emëroi sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësues të përkohshëm në këtë post.