Top Channel/ Trump ndëshkon Europën, tarifa 25% për makinat
01/05/2026 22:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rindezur përplasjen me Europën për tarifat doganore. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, ai paralajmëroi rritjen e tarifës në 25% për makinat nga Bashkimi Evropian, pasi sipas tij, unioni nuk po respekton marrëveshjen tregtare. “Bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet Marrëveshjes sonë të Tregtisë, për të cilën jemi plotësisht të dakordësuar, javën tjetër do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%. Nëse prodhojnë automjete dhe kamionë në fabrika brenda SHBA-së, nuk do të ketë asnjë tarifë”. Nga ana tjetër, Bernd Lange, kreu i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin Evropian, mohoi që Evropa të ketë shkelur marrëveshjet dhe akuzoi administratën amerikane për mungesë besueshmërie. “Sjellja e Trump është e papranueshme. Parlamenti ishte gati të ratifikonte legjislacionin për marrëveshjen tregtare me SHBA-në. Janë Shtetet e Bashkuara që kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjet, dhe kjo nuk është mënyra për të trajtuar aleatët. Tani mund të përgjigjemi vetëm me qartësi dhe vendosmëri”. Lëvizja e SHBA-së vjen në një moment tensioni të lartë në ekonominë globale dhe atë evropiane, lidhur edhe me pasojat e luftës së SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, përfshirë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë. Trump dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishin arritur një marrëveshje tregtare korrikun e kaluar, sipas së cilës shumica e mallrave evropiane që importohen në SHBA i nënshtrohen një tarife bazë prej 15%. Gjykata Supreme në SHBA vendosi se presidenti amerikan nuk kishte autoritet ligjor për të shpallur emergjencë ekonomike dhe për të vendosur tarifa ndaj mallrave evropiane. Vendimi i Gjykatës Supreme e uli tarifën bazë në 10%.

Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07