Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të përmbahen nga çdo sulm i ri ndaj Iranit, me kusht që të arrihet shpejt një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit disamujor - duke shënuar kështu tërheqjen e fundit të presidentit nga kërcënimet për të goditur rëndë regjimin e Teheranit. “Pezullojmë çdo sulm me kushtin që një marrëveshje të arrihet shpejt. Kjo do të përfshinte hapjen e plotë, totale dhe të menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit”, shkroi Trump në “Truth social”.