Top Channel/ Trump ndalon “Projektin Liria”: Shpresa për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin!
06/05/2026 10:59

Donald Trump njoftoi se po pezullon përkohësisht përpjekjen amerikane për të shoqëruar anijet në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse e bëri të qartë se bllokada ndaj porteve iraniane do të vazhdojë. Presidenti i SHBA-së u shpreh se e pezullon përkohësisht operacionin “Projekti Liria” për t’i dhënë kohë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin lidhur me përfundimin e konfliktit. Ai e justifikoi vendimin me kërkesat e disa vendeve, përfshirë Pakistanin, dhe me progresin drejt një marrëveshjeje përfundimtare, ndërsa Irani vetë nuk ka reaguar ende. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se operacioni kryesor ushtarak i SHBA-së kundër Iranit ka përfunduar dhe armëpushimi vazhdon, por theksoi se paqja kërkon që Irani të pranojë kushtet amerikane për programin bërthamor dhe të rihapë ngushticën e Hormuzit. Mbyllja efektive e kalimit të rëndësishëm ujor nga regjimi i ajatollahëve- një rrugë kyce kjo për transportin e naftës, gazit dhe produkteve të tjera energjetike-ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të karburantit dhe ka tronditur ekonominë globale. Hapja e saj shihet si thelbësore për të ulur presionin ekonomik dhe për të dobësuar ndikimin e Iranit. Deri tani, vetëm dy anije tregtare dihet se kanë kaluar përmes korridorit të mbrojtur nga SHBA, ndërsa qindra të tjera, me deri në 23 mijë anëtarë ekuipazhi, mbeten të bllokuara në Gjirin e Hormuzit. Ndërkohë, tensionet ushtarake vazhdojnë në nivel të ulët. SHBA thotë se veprimet e saj janë mbrojtëse dhe se nuk do të qëllojë e para, ndërsa Irani akuzohet për sulme me dronë dhe raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, akuza këto të cilat Teherani i mohon.

Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33