Top Channel/ Trump mund të thërrasë Putin në SHBA për G20-tën: Zemërohen aleatët!
05/09/2026 10:50

Vladimir Putin mund të shkelë për herë të dytë në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump. Pas takimit të vitit të kaluar në Anchorage të Alaskës, ku Trump e ftoi për të diskutuar një plan paqeje për Ukrainën, këtë herë destinacioni mund të jetë Miami. Putin ka gjasa të marrë një ftesë për samitin e liderëve të G20, që do të mbahet në Florida në mesin e dhjetorit. Sipas dy personave në dijeni të situatës, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por Shtëpia e Bardhë po punon për të siguruar pjesëmarrjen e presidentit rus dhe për këtë po mban të informuar edhe palën kineze. Trump nuk e ka konfirmuar publikisht ftesën. I pyetur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes së Putinit në samit, ai u përgjigj: “Nuk e kam menduar ende.” Rikthimi i Putinit në tryezën e G20 do të kishte një rëndësi të madhe simbolike për Moskën, pasi do të dobësonte izolimin ndërkombëtar të Rusisë, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës. Por pjesëmarrja e tij pritet të shkaktojë reagime të forta nga vendet europiane të G20, si dhe nga Kanadaja, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut. Për këto vende, rikthimi i Putinit në tryezën e liderëve botërorë, pa bërë asnjë lëshim për Ukrainën, do të konsiderohej një provokim. Një sinjal se ky skenar është real erdhi pak ditë më parë në Asheville të Karolinës së Veriut, ku administrata amerikane ftoi në takimin e ministrave të Financave të G20 edhe ministrin rus Anton Siluanov. Ishte hera e parë që një G20 i drejtuar nga një demokraci perëndimore rikthente një delegacion rus, duke zemëruar ministrat europianë. Sipas ekspertëve, Trumpi ka interes të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, veçanërisht në kuadër të strategjisë së tij për të ushtruar presion maksimal ekonomik ndaj Iranit. Rusia është furnizuesi kryesor i Iranit me armë dhe produkte ushqimore. Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta bindë Kremlinin të kufizojë mbështetjen për Teheranin, e besohet se për këtë cështje, edhe drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, besohet se ka diskutuar me homologët rusë gjatë vizitës së tij të papritur në Moskë në fund të gushtit.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53