Tre firma të mëdha të teknologjisë njoftuan krijimin e një kompanie të re, të quajtur Stargate, me qëllim rritjen e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara. Njoftimin, shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, CEO i SoftBank, Masayoshi Son dhe kryetari i Oracle, Larry Ellison e bën në Shtëpinë e Bardhë tsë bashkua me Presidentin Donald Trump, i cili e cilësoi këtë si “projektin më të madh të infrastrukturës së AI në histori”. Kompanitë do të investojnë 100 miliardë dollarë në fillimin e projektit, me plane për të derdhur deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme. Projekti pritet të cele 100 mijë vende pune në SHBA, tha Trump.