Top Channel/ Trump, marrëveshje me Meksikës për emigracionin, presidentja: JO mbyllje kufiri!
28/11/2024 11:20

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka arritur me Meksikën një marrëveshje që do të frenonte emigracionin e paligjshëm. “Folëm edhe për rrugët që mund të ndiqen për të frenuar fluksin e narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara. Ishte një bisedë mjaft konstruktive”, shpjeoi republikani në platformën e tij, Truth Social, duke nënvizuar se “Meksika do të ndalojë menjëherë këdo që tenton të kalojë kufirin, e kjo sipas tij, do të kontribuojë ndjeshëm në ndalimin e atij që e përshkruan si “pushtim i klandestinëve”. Ka qenë e menjëhershme përgjigja e presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum Pardo, e cila deklaroi se nuk ka asnjë plan për mbylljen e kufirit me Shtetet e Bashkuara. "Në bisedën me Trump shpjegova strategjinë e Meksikës për të trajtuar fenomenin e emigracionit duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne ritheksojmë se qëndrimi i Meksikës nuk është të mbyllë kufijtë, por të ndërtojë një urë mes qeverive dhe popujve," deklaroi Sheinbaum. Dy udhëheqësit biseduan disa ditë pasi Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës si pjesë e përpjekjeve të tij për të frenuar emigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës. Emigrimi i paligjshëm përgjatë kufirit me Meksikën ka rënë pjesërisht për shkak se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka bashkëpunuar me Meksikën për përforcimin e sigurisë.Arritjet në kufirin SHBA-Meksikë kanë rënë për 40 për qind, nga niveli rekord që u shënua dhjetorin e kaluar. Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se kjo ka ndodhur për shkak të kontrolleve të shtuara në anën meksikane.Të shtyrë nga presioni në rritje nga SHBA-ja për të bllokuar emigrantët që nisen drejt veriut, në vitet e fundit autoritetet meksikane i kanë grumbulluar emigrantët nga mbarë vendi dhe po i kanë dërguar në jug të Meksikës, një strategji që disa ekspertë e kanë parë si përpjekje për të dekurajuar emigrantët, në mënyrë që ata të mos tentojnë të kalojnë për në SHBA.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01