Donald Trump u kthye në SHBA-a pas samitit të NATO-s që në media të rëndësishme si CNN, u përshkrua si “i mbyllur me nota pozitive”. Kur liderët europianë po hynin në takim të mërkurën, atmosfera ishte e zymtë: Trump ishte ulur pak jashtë dyerve të sallës së konferencës, duke renditur me zemërim çdo pakënaqësi që kishte ndaj NATO-s, që nga bllokada e bërë pretendimeve ndaj Groenlandës e deri te refuzimi i Spanjës për të lejuar përdorimin e bazave të saj në luftën kundër Iranit.