Top Channel/ Trump kritikon Biden dhe Zelenskyn: Bënë një punë të tmerrshme për ta penguar luftën
14/04/2025 21:37

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin se nëse ai do të ishte në detyrë tre vite më parë, nuk do të kishte lejuar të niste lufta në Ukrainë, por këtë herë ai fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një postim të ndarë këtë të hënë, ai shkroi ndër të tjera, se Zelensky dhe “Biden” bënë “një punë të tmerrshme duke lejuar fillimin e kësaj tragjedie”, pavarësisht faktit se kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të ndodhte. “Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Bidenit, jo e imja. Unë sapo erdha në pushtet dhe për katër vjet gjatë mandatit tim, nuk e kisha problem ta pengoja të ndodhte. Presidenti Putin dhe të gjithë të tjerët, e respektuan presidentin tuaj! Nuk kam TË BËJ ME KËTË LUFTË, POR KAM PUNUAR ME ZELL PËR TË NDALUAR. Nëse zgjedhjet presidenciale në 2020 nuk do ishin manipuluar, kjo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë”-tha ai. Dje, Trump e përshkroi sulmin rus me raketa që vrau të paktën 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë në Sumy si “të tmerrshëm”, por nuk fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë. “Mendoj se është e tmerrshme. Më kanë thënë se kanë bërë një gabim. Por mendoj se është një gjë e tmerrshme”, u tha presidenti gazetarëve në Air Force One. I pyetur për “gabimin”, Trump tha: “Ata bënë një gabim dhe ju duhet të pyesni ata”, pa sqaruar se kujt i referohej.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58