Top Channel/ Trump kërkon marrjen e Groelandës, CNN publikon sondazhin: 75% e amerikanëve kundër
15/01/2026 19:39

Shumica dërrmuese e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groelandës. Sipas një sondazhi të ri të CNN, realizuar nga SSRS, 75% e qytetarëve amerikanë janë kundër kësaj ideje, ndërsa vetëm 25% e mbështesin. Edhe brenda elektoratit republikan, qëndrimet janë të ndara. 50% e republikanëve dhe të pavarurve që anojnë nga republikanët janë pro, ndërsa 50% kundër. Ndërkohë, kundërshtimi është pothuajse total te demokratët: 94% janë kundër, prej të cilëve 80% shprehen fuqishëm kundër. Rreth 80% e të pavarurve neutralë gjithashtu e refuzojnë këtë ide. Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi në rrjetin e tij social se “çdo gjë më pak se kontrolli amerikan mbi Groelandën është e papranueshme”, një qëndrim që nuk gjen mbështetje te opinioni publik dhe që nuk solli përparim as pas takimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe danezë në Shtëpinë e Bardhë. Skepticizëm ndaj politikës së zgjerimit Sondazhi tregon gjithashtu se amerikanët janë kritikë ndaj një politike më të gjerë ekspansioniste. Gati 60% mendojnë se Trump ka shkuar shumë larg në përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e SHBA-së mbi vende të tjera, ndërsa vetëm një e treta thonë se veprimet e tij kanë qenë të duhura. 55% e të anketuarve besojnë se presidenti ka tejkaluar përdorimin e ushtrisë, dhe 57% thonë se politika e jashtme e tij ka dëmtuar imazhin e SHBA-së në botë, një rritje krahasuar me vitin e kaluar. Venezuela, opinione të ndara Amerikanët janë më të ndarë për ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë: 52% janë kundër, ndërsa 48% pro. Megjithatë, 58% kundërshtojnë përpjekjet e SHBA-së për të kontrolluar qeverinë venezueliane pas rrëzimit të Nicolás Maduros. Shumica nuk besojnë se veprimet amerikane do të sjellin stabilitet në Venezuelë brenda një viti dhe rreth dy të tretat mendojnë se ekziston rreziku i një pranie afatgjatë të trupave amerikane. Sipas sondazhit, shumica e amerikanëve besojnë se nafta venezueliane dhe demonstrimi i fuqisë ushtarake kanë qenë faktorët kryesorë të ndërhyrjes, ndërsa vetëm 26% mendojnë se përmirësimi i jetës së qytetarëve venezuelianë ka qenë një arsye kryesore për veprimin e SHBA-së.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB