Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme amerikane që të shtyjë zbatimin e ligjit për ndalimin e TikTok-ut ndërkohë që ai po punon për një zgjidhje politike të cështjes. Gjykata pritet t`i dëgjojë në 10 janar argumentet për rastin që parashikon pezullimin ose shitjen e aplikacionit tejet popullor të rrjeteve sociale.