Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju shkatërrojmë, nëse godisni anijet tona në Hormuz!
04/05/2026 22:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se do të shkatërrojë Iranin. “Do i zhdukim nga faqja e dheut, nëse godasin anijet amerikane, që po shoqërojnë cisternat në Ngushticën e Hormuzit”, tha Trump në një intervistë për “Fox Neës”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti thirrjen për Teheranin, që të pranojë marrëveshje për paqe, pasi në të kundërt tha se do rifillojnë operacionet ushtarake. Sipas mediave në Uashington, forcat amerikane janë autorizuar të godasin motoskafet e Gardës Revolucionare Iraniane në rast nevoje, ndërsa Irani ka paralajmëruar se ka skenarë të tjerë që mund të aktivizojë. Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare, duke cituar një burim ushtarak, shkroi se nëse Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmarrin një veprim "të paarsyeshëm", të gjitha interesat e tyre do të bëhen shënjestra të Republikës Islamike dhe asnjë pjesë e objekteve të tyre nuk do të jetë e sigurt. "Nëse Emiratet do të bëhen një gur shahu i Izraelit dhe do të bëjnë një gabim, ata do të marrin një mësim që nuk do ta harrojnë kurrë". Pas rikthimit të tensioneve, reagoi dhe Izraeli, duke thënë se po monitoron nga afër situatën në Gjirin Persik. "Sistemet tona të mbrojtjes ajrore janë në gjendje të lartë gatishmërie”, njoftoi ushtria izraelite. Sulmi iranian ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe u dënua dhe nga Bashkimi Europian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula do nder Leyen, i cilësoi sulmet të papranueshme dhe theksoi se Europa do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët e saj për një zgjidhje diplomatike në luftën në Lindjen e Mesme. "Partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, është shënjestruar përsëri nga sulme të egra me raketa dhe dronë nga Irani. Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund veprimeve brutale të regjimit iranian, si kundër fqinjëve të tij ashtu edhe kundër popullit të tij", u shpreh Von der Leyen.

Top News – Asnjë lehtësim sanksionesh për Iranin! Trump nuk ofron asgjë, Teherani gati për bisedime
29/09 12:43
Top Channel/ Anthropic paralajmëron për AI, modele që i rezistojnë fikjes dhe manipulojnë
29/09 12:28
Top Channel/ Trump mbledh krerët e AI/ Në Kongres shtohen kërkesat për mbikëqyrje, për sigurinë
29/09 12:17
Top News – OpenAI bën hapa prapa / Anulon modelin më të ri, shqetësime mbi sigurinë
29/09 12:08
Top Channel/ “Ikën” vetoja? KE propozon kufime për anëtarët e rinj, Von der Leyen vjen në Ballkan!
29/09 12:04
Top News – Breshëri dronësh reaktivë mbi Ukrainë / Raketa mbi Akademinë e Shkencave në Kiev
29/09 12:02
Top News – Trupat amerikane largohen nga Iraku / I hapin rrugë Iranit, tërheqje pas dy dekadash
29/09 12:00
Top News – Një shtet i huaj i përfshirë në komplot / Britani, lirohen pesë të dyshuarit e arrestuar
29/09 11:58
Top News – Ushtria e Putinit me 2,4 milionë trupa / Gati për luftë kundër Evropës, mobilizon…
29/09 11:47
Top Channel/ Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT:”Po mashtronte”!
29/09 11:36
Top Channel/ Papa mbyll vizitën në Francë me një mesazh pajtimi nga “qyteti i luftrave” europiane!
29/09 11:32
Top Channel/ Greqia “kopjon” Shqipërinë? Qendër në Afrikë për dëbimin e emigrantëve!
29/09 11:17
Top Channel/ Prodhoi vaksinat e Covid-it, BionTech mbyll fabrikat në Gjermani!
29/09 11:11
Top News – Egjipti e paralajmëroi tre herë Izraelin / Sulmi i 7 tetorit, Netanyahu: Nuk kisha dijeni
29/09 10:18
Top News – ‘Sulm terrorist nga Irani…’ / Alarmi në bazën e RAF, të arrestuarit janë britanikë
29/09 10:15
Top News – BE, reagim në stilin e NATO-s ndaj ‘sulmeve hibride’ të Rusisë, diskutojnë ministrat
29/09 10:14
Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10