Top Channel/ Trump kërcënoi, Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët
28/01/2025 22:29

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis nga Hjustoni, në Teksas. Ky zhvillim vjen pas përplasjeve që u krijuan të dielën mes Uashingtonit dhe Bogotës, kur Presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi që emigrantët kolumbianë të deportoheshin me avionë ushtarakë amerikanë. Petro e cilësoi një gjë të tillë si mungesë respekti. Pas refuzimit të tij Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i vendoste tarifa Kolumbisë, dhe presidenti kulumbian tha se do t’i kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë. Por nuk vonoi dhe dy vendet të njoftonin se kishin arritur një marrëveshje për të qetësuar situatën. Gustavo Petro tha se emigrantët kolumbianë do të udhëtojnë “pa pranga”, me avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane. “Kjo dispozitë, dinjitet për të dëbuarit do të zbatohet për të gjitha vendet që i dëbojnë ata”, tha ai. Prej momentit që mori detyrën, Presidenti Trump ka vepruar me shpejtësi për të kryer deportime, një nga premtimet e fushatës së tij. Ai tha të hënën se nëse vendet që nuk i pranojnë menjëherë emigrantët e tyre “do të paguajnë një çmim shumë të lartë ekonomik dhe ne do t’u vendosim menjëherë tarifa masive”. Në ndryshim nga Kolumbia, Guatemala ka pranuar disa avionë të Forcave Ajrore amerikane që transportonin emigrantë të këtij vendi, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara ditët e fundit. Fluturimi i fundit u krye të hënën me kthimin e 64 emigrantëve nga Guatemala.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36