Top Channel/ Trump: Kemi nën kontroll Hormuzin! Do takohem me Kim Jon Un
19/08/2026 22:50

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatat me Iranin mund të rinisin “në një pikë”, por shtoi se është i kënaqur me situatën aktuale. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 19 gusht lidhur me mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Iranin, Trump tha se: “Aktualisht, mendoj se situata është e mirë”. Ai shtoi se negociatat mund të rinisin “ndoshta në një pikë”. Presidenti Trump po ashtu përsëriti qëndrimin se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, tha ai, duke shtuar se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë”. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara e kanë “nën zotërim, nën kontroll të plotë” këtë rrugë ujore, duke shtuar se aktiviteti i mbetur iranian është një “bezdi”, kur Irani herë pas here rrëzon ndonjë dron. Po ashtu, presidenti Trump tha se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para fundit të vitit, ndërsa deklaroi se Pheniani ka 57 armë bërthamore “shumë të fuqishme”. “Po, do të takohem me të”, u përgjigj Trump kur u pyet nga gazetarët. Trump shtoi se marrëdhënia me liderin koreano-verior është pozitive. Deklaratat e Trump vijnë pasi ai urdhëroi zyrtarët e Pentagonit të zvogëlojnë pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane në stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore me Korenë e Jugut, duke e lidhur vendimin me “marrëdhënien e tij shumë të mirë” me Kim Jong Un.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12