Top Channel/ Trump i ofroi armë Pekinit? Ambasadori: Pyeti Xi-në për blerje armësh. SHBA e mohon
28/09/2026 12:48

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pyetur udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse Kina dëshironte të blinte armë nga Shtetet e Bashkuara. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Pekin, David Perdue, duke iu referuar takimit të dy presidentëve javën e kaluar në Uashington. Por pas deklaratës së tij, Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi se ligji ndalon shitjen e armëve Kinës dhe se nuk ka asnjë ofertë apo plan për një marrëveshje të tillë. Edhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka plane për t’i shitur armë Pekinit. Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm për Tajvanin. Ishulli pret prej muajsh miratimin nga Trump të një pakete armësh amerikane me vlerë 14 miliardë dollarë. Në maj, presidenti amerikan tha se e kishte lënë pezull vendimin, duke e cilësuar paketën si një mjet të mundshëm negocimi me Kinën. Pekini kundërshton shitjen e armëve amerikane për Tajvanin, të cilin e konsideron pjesë të territorit të vet. Një zyrtar i lartë tajvanez tha se ishulli përballet me një kërcënim të rëndë ushtarak nga Kina. Sipas tij, Uashingtoni i kupton nevojat e Tajvanit për mbrojtje.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve dhe ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39