Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, largon nga detyra ambasadoren e Uashingtonit në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Të martën, Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e ambasadores, pas një sërë raportimesh që ngritën pretendime për sjellje të papërshtatshme gjatë kohës që ushtronte detyrën. Rreth një orë pas kërkesës, ambasadorja Guilfoyle njoftoi vendimin e dorëzimit të detyrës. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “X”, Kimberly Guilfoyle shpreh mirënjohje për presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, që i besuan drejtimin e diplomacisë në Greqi.