Top Channel/ Trump “hedh në tavolinë” planin e paqes për luftën në Ukrainë në Konferencën e Mynihut
05/02/2025 23:33

Aleatët e SHBA presin që administrata e Presidentit Donald Trump të paraqesë një plan për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani javën e ardhshme. Plani thuhet se do t’u paraqitet aleatëve amerikanë nga përfaqësuesi special i Trump për çështjen e Ukrainës, Keith Kellogg. Deri më tani nuk janë dhënë detaje se çfarë do të përfshijë saktësisht ky propozim i Trump për paqe. Por siç vërejnë analistët, raportet dhe komentet e Kellogg dhe të tjerëve në javët e fundit kanë dhënë të dhëna për një plan për të ndjekur atë që aleatët e Trump e kanë quajtur “paqe përmes forcës”. Masat e mundshme përfshijnë një pezullim të konfliktit dhe praninë e trupave ruse në territorin e pushtuar, ndërkohë që Ukrainës i jepet garanci për të siguruar që Moska të mos sulmojë përsëri. Kellogg ka thënë se SHBA-të do të donin që zgjedhjet në Ukrainë të mbaheshin pas një armëpushimi, ndërsa Trump ka sugjeruar që aksesi në mineralet e rralla në këmbim të mbështetjes së SHBA-së mund të jetë pjesë e një zgjidhjeje. Megjithatë, vetë Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm në Konferencën e Mynihut, pasi u njoftua se do të zëvendësohet nga J.D.Vance, zëvendëspresidenti amerikan. Prezenca e J.D.Vance pritet me interes të veçantë duke pasur parasysh qëndrimet e deritanishme të administratës së re amerikane për çështjet e sigurisë dhe NATO-s. Nënpresidenti mori pjesë edhe në Konferencën e Mynihut vitin e kaluar, si senator republikan.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23