Top Channel/ Trump “hakmerret” me Harvardin: Ndalohet pranimi i studentëve të huaj!
23/05/2025 11:18

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ndaloi Universitetit të Harvardit pranimin e studentëve të huaj, cka po interpretohet si ndëshkim për faktin që institucioni elitar arsimor nuk ka pranuar t`i nënshtrohet kërkesave të saj. Mijëra studentëve aktualë u kërkohet tani që ose të transferohen në universitete të ndryshme të tjera, ose të largohen krejtësisht nga vendi. “Harvardi nuk mund të regjistrojë më studentë ndërkombëtarë, dhe studentët e huaj ekzistues do ta humbasin statusin e tyre ligjor nëse nuk transferohen”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Njoftimi-bombë erdhi në kohën kur student nga e gjithë bota po përgatiten t`i drtejtohen këtij universiteti, më i vjetri në SHBA dhe një ndër më prestigjozët në vend. Për administratën amerikane, Harvardi ka nxitur një atmosferë të pasigurt në kampus, duke lejuar “anti-amerikanë, pro-terroristë” të sulmojnë studentët hebrenj. Madje, shkohet deri aty sa të pretendohet se drejtuesit e tij kanë bashkëpunuar me Partinë Komuniste Kineze, dhe se kanë ofruar trajnime për anëtarët e një organizate paraushtarake kineze deri në vitin 2024. Universiteti i Harvardit ka rreth 6,800 studentë ndërkombëtarë të regjistruar në kampusin e tij të vendosur në Kembrixh, Massachusetts, që përfaqëson mbi një të katërtën e popullsisë së përgjithshme studentore. Shumica e tyre ndjekin studimet pasuniversitare dhe vijnë nga më shumë se 100 vende të ndryshme. Harvardi e quajti këtë një veprim të paligjshëm dhe hakmarrës, teksa më herët, qeveria federale reduktoi edhe grantet për të me 2.3 miliardë euro, duke e detyruar universitetin të vetëfinancojë një pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve të tij të famshme kërkimore.

Top News – Një klloun dhe një diktator! Obama shpërthen kundër Trumpit pas videos me majmunë
16/02 09:46
Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
DIGITALB DIGITALB