Top Channel/ Trump “goditje nën brez” Britanisë: “Do rishikojmë mbështetjen për ishujt Falkland”!
01/09/2026 11:47

Donald Trump deklaroi se administrata e tij po rishikon qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për Ishujt Falkland, një territor ky i administruar nga Britania e Madhe dhe i pretenduar nga Argjentina. I pyetur në Zyrën Ovale për qëndrimin e Uashingtonit mbi sovranitetin e ishujve, Trump u përgjigj se ai “gjithmonë e rishikon çdo qëndrim”, duke shtuar se kjo është vetëm njëra nga shumë çështje që po shqyrtohen. Presidenti amerikan, megjithatë, nuk dha detaje se çfarë mund të ndryshojë konkretisht në politikën e Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara tradicionalisht kanë shmangur marrjen e njëanshme të qëndrimit në mosmarrëveshjen mes Britanisë dhe Argjentinës për Falklandet, që nga lufta e vitit 1982. Argjentina, e cila i quan ishujt “Islas Malvinas”, vazhdon të kërkojë sovranitetin mbi këtë territor. Dhe me sa duket, tani shikon një mundësi më shumë për të arritur qëllimin e saj, duke qenë se presidenti argjentinas Javier Milei konsiderohet një aleat i afërt i Donald Trumpit. Çështja ka marrë edhe një dimension më të gjerë gjeopolitik. Një ndryshim i mundshëm i politikës amerikane ndaj Falkland ishte përfshirë më herët këtë vit në disa skenarë të shqyrtuar nga Pentagoni, në kuadër të presionit ndaj aleatëve të NATO-s për mbështetjen e operacioneve ushtarake amerikane gjatë konfliktit me Iranin. Megjithatë, Trump nuk ka sinjalizuar nëse rishikimi do të çojë në një ndryshim konkret të politikës amerikane. Mosmarrëveshja për ishujt Falkland mbetet një nga çështjet më të ndjeshme territoriale mes Anglisë dhe Argjentinës. Në vitin 1982, dy vendet u përfshinë në një luftë për kontrollin e ishujve, e cila përfundoi me fitoren e Britanisë së Madhe.

Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56
Top Channel /Vrasje në gjueti Fushë-Sopot, shoku qëllon me armë 29-vjeçarin gjatë gjuetisë në mal
04/11 19:52
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime
04/11 19:24
Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23