Top Channel/ Trump: Gjyqet të mos nisin para zgjedhjeve, republikanët “të zgjohen!
18/08/2023 14:39

Donald Trump pretendon që gjyqet kunder tij të mos fillojnë përpara presidencialeve të vitit 2024, teksa ekipi i avokatëve mbrojtes të ish presidentit amerikan propozoi që procesi gjyqësor të nisë mundësisht në prill 2026. “Asnjë nga këto gjykime nuk duhet të lejohet të fillojë përpara zgjedhjeve. Republikanët duhet të bëhen më të ashpër e më të zgjuar, dhe sa më shpejt”, ka shkruar Trump në platformën e tij E vërteta Sociale, ku akuzoi shefin e Shtëpisë së Bardhë Joe Biden dhe stafin e tij për të gjitha paditë e ngritura. Trumpi është paditur katër herë në gjykatat shtetërore dhe federale që kur la detyrën. Akuzat variojnë nga pagesat e parave per të blerë heshtjen e një ylli filmash për të rritur, tek përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve kombëtare, mbajtjen e paligjshme e dokumenteve të klasifikuara dhe tentativat për të ndaluar hetuesit të kryejnë detyrat e tyre. Ish Presidenti thotë se çdo aktakuzë e re kundër tij, në fakt po bën efektin e kundërt duke e shtuar përkrahjen për të, cka duket se konfirmohet edhe nga sondazhet e fundit. Megjithatë, sipas VOA-s, anketa të tjera theksojnë se Trump ka disa dobësi në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale. Për të fituar, veç emërimit të partisë republikane, ai duhet të mposhtë kandidatët e pavarur dhe demokratët. Prokurori i Posacem kërkoi që fillimi i gjyqit të Trump të caktohet në janar 2024 ne nje kohe kur zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA do të mbahen në 5 nëntor të atij viti.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52