Top Channel/ Trump gati të rikthehet, prokurorët në Nju Jork nisin hetim penal
19/05/2021 14:03

Vetëm një ditë pasi u njoftua se Donald Trump po përgatitet të jetë më aktiv teksa aleatët e tij duan ta shohin të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork njoftoi se po e heton Organizatën Trump “në cilësi kriminale”. Fabien Levy , zëdhënës i prokurores Letitia James njoftoi se hetimet në kompaninë e pronave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk janë më thjesht civile”. Prokurorja ne fjalë ka qenë duke shqyrtuar marrëdhëniet financiare të Trumpit edhe para se ai të merrte detyrën e presidentit, në janar të vitit 2017. republikani mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe i cilëson këto hetime si një “ hakmarrje politike”. Levy tha se e kanë informuar Organizatën Trump se hetimet nuk janë më thjesht të natyrës civile, por nuk sqaroi se cili ishte elementi që i shndërroi këto hetime nga civile në penale, e nëse vetë Trump është personalisht i përfshirë në ndonjë akuzë. Rastet civile zakonisht kanë të bëjnë me dëmtimet e individëve dhe palëve private, përfshirë bizneset, ndërsa ligji penal zbatohet në rastet kur dëmi mendohet se prek shoqërinë në përgjithësi, përfshirë shtetin. hetimet civile, James i nisi marsin e 2019-tës me pretendimet se Trump ka fryrë vlerën e aseteve të tij në banka kur ka kërkuar kredi dhe i ka zhvlerësuar ato për të ulur taksat e tij.

Top News – Në rrugët e Uashingtonit me pistoleta/ Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë
25/08 12:23
Top News – Gjermania: Putin të mos ketë iluzione / Mbështetja jonë për Ukrainën nuk mund të ndalet
25/08 12:23
Top News – Anija kozmike më e madhe në botë / SpaceX lëshon ‘Dragon’, mision furnizimi për NASA-n
25/08 12:22
Top News – Francë-SHBA, përplasen për Izraelin / “Krushku” i Trumpit, akuza për antisemitizëm
25/08 12:16
Top News – Izraeli bombardon Jemenin / Luftë me të gjithë, hakmerret për raketat e Huthi-ve
25/08 12:16
Top News – Trupat ruse si paqeruajtës në Ukrainë…?! Zelenski sfidon Putinin: Takim kokë më kokë
25/08 12:15
Top News – ‘Bie’ shteti social në Gjermani / Kancelari Merz: Nuk është më i financueshëm
25/08 11:54
Top Channel/ Përplasje Francë-SHBA, thirret me urgjencë ambasadori- babai i Jared Kushner!
25/08 11:52
Top Channel/ Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!
25/08 11:23
Top Channel/ Armiku i Putinit: Probleme madhore me financiat dhe rekrutimin, të ulet në negociata!
25/08 10:59
Top Channel/ Izraeli sulmon Jemenin: Breshëri raketash, “ferr” në Sana`a ”guxoni prapë”!
25/08 10:56
Top News- Vietnami në alarm nga tajfuni/ Evakuohen mbi 586 mijë persona
25/08 09:35
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Ekzekuton ‘Kasapët e Buçës’ / Ukraina hakmerret me bomba në ditën e pavarësisë
24/08 17:30
Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54