Në një fjalim të pazakontë përpara qindra udhëheqësve ushtarakë të mbledhur nw Virxhinia nga bazat ushtarake amerikane nga e gjithë bota, Donald Trump i përshkroi "trazirat civile" në vend si “armik të brendshëm”, ndërsa bëri edhe një pohim të zymtë: Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se dëshiron t`i përdorë qytetet amerikane si "kampe stërvitjeje" për ushtrinë.