Një foto e Donald Trumpit me një bos mafioz në një fushë golfi, e shkrepur pak kohë më parë, e ka vënë në pozitë të vështirë ish presidentin amerikan. Trump u detyrua të shfajësohej përmes zëdhënësit të tij pas polemikave që shpërthyen në SHBA kur fotoja u bë publike nga një burim, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim.