Top Channel/ Trump firmos tarifat e reja/ Nga e mërkura çeliku dhe alumini 50% më shtrenjtë
03/06/2025 22:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur rritjen e tarifave mbi importet e aluminit dhe çelikut në 50%. Vendimi u konfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila tha se qëllimi është mbrojtja e industrisë vendase. Në të njëjtën kohë, Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të shmangin përshkallëzimin e tensioneve tregtare. Pas një telefonate mes presidentit Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, palët ranë dakord të përshpejtojnë negociatat. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Tregtinë, Olof Gill, deklaroi se dita e parë e bisedimeve në Uashington ishte konstruktive. Nesër pritet një takim mes komisionerit evropian dhe përfaqësuesit amerikan. Shtëpia e Bardhë ka nisur t’u dërgojë letra partnerëve ndërkombëtarë për t’u kujtuar afatin e tarifave, ndërsa detajet e mesazhit nuk janë bërë publike. Sa i përket situatës në skenën e brendshme politike në SHBA, Elon Musk ka sulmuar sërish Trump, pasi ka shpërthyer në kritika ndaj projektligjit republikan për shpenzimet, duke e quajtur “një neveri të neveritshme”. Shtëpia e Bardhë u përgjigj sërish me zëdhënësen Leavitt “se presidenti nuk po ndryshon qëndrim”. Ndërkohë të martën u publikua portreti zyrtar i ri i presidentit Trump. Në foto, ai shfaqet me kravatë të kuqe dhe pa flamurin amerikan në sfond, një ndryshim i pazakontë krahasuar me traditën e mëparshme që ka ngjallur debate dhe kritika në adresë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00