Presidenti Donald Trump nënshkroi një projektligj për t'i dhënë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së, 43 ditë që paralizoi Uashingtonin dhe la qindra mijëra punëtorë pa pagesë. Me dokumentin e nënshkruar nga Trump financohet qeveria deri në fund të janarit. Dokumenti është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.