Guvernatori demokrat i Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion është falur nga presidenti amerikan donald Trump. Rod Blagojevich, u shkarkua nga detyra në vitin 2009 pasi u akuzua se përpiqej të shiste vendin e Senatit të liruar nga zoti Obama, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2008. Ndërkohë që dënimin me burg filloi të vuante në vitin 2012.