Top Channel/”Trump ende i zënë me telefonatat”/ Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?
07/11/2024 19:43

Donald Trump e kaloi ditën e tij të parë si president i zgjedhur, duke marrë telefonata urimi nga kundërshtarja e tij që humbi zgjedhjet, Kamala Harris, udhëheqës botërorë dhe Presidenti Joe Biden. Tashmë ai ka nisur procesin për formimin e administratës së tij. Që pas fjalimit drejtuar mbështetësve të tij në Florida gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës Trump po mban një profil të ulët, duke qëndruar larg syrit të publikut. Nënpresidentja Kamala Harris i telefonoi Trump duke pranuar humbjen dhe uruar atë. Po ashtu Biden e ftoi Trump në Shtëpinë e Bardhë për një takim për t’u përgatitur për tranzicionin. “Presidenti Trump mezi pret takimin që do të mbahet së shpejti, dhe e vlerëson shumë telefonatën”, tha drejtori i komunikimit i fushatës së Trump. Më vonë të mërkurën shefi i kabinetit të Biden i kërkoi ekipit të Trump të nënshkruante marrëveshjet federale të nevojshme për të filluar një process të rregullt të tranzicionit presidencial, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Një burim në dijeni të çështjes lidhur me fushatën e Trump tha për Zërin e Amerikës se bisedimet mbi tranzicionit e pushtetit që do të ndodhë më 20 janar të vitit 2025, nuk kanë nisur ende seriozisht. Ndërkohë presidenti i zgjedhur Trump ishte i zënë me biseda telefonike me udhëheqës vendas e ndërkombëtarë, donatorë si dhe mbështetës të rëndësishëm të tij. Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit. Vonesat pengojnë qeverinë federale që të nisë punën me trajtimin e çështjeve që lidhen me çertifikatat e sigurisë për të emëruarit e mundshëm në poste që lidhen me sigurinë kombëtare të administratës Trump, gjë që mund të kufizojë numrin e personelit të tij, që mund të ketë qasje tek informacionet e ndjeshme deri në ditën e inaugurimit. Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ata nuk mund të kenë ende qasje tek objektet, dokumentet dhe personeli federal për t’u përgatitur për marrjen e detyrës. Nënshkrimi i marrëveshjeve parashikohet nga ai që njihet si Akti i Tranzicionit Presidencial. Në to parashikohet që ekipi i presidentit të zgjedhur të pajtohet me një plan etik, si dhe të kufizojë e të bëjë publike donacionet private. Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur, ku i kishte shprehur atij angazhimin për të siguruar një tranzicion të qetë, ndërsa theksonte rëndësinë e përpjekjeve që duhen bërë për të bashkuar vendin. Biden zhvilloi gjithashtu një bisedë me zonjës Harris ku e përshendeti lidhur me fushatën që zhvilloi.

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB