Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se fitorja e Trump nuk është shkak për shqetësim për vendin e saj. “Ne jemi një vend i lirë, i pavarur, sovran dhe do të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara”, i tha ajo shtypit. Herën e fundit që Trump ishte president, ai u zotua të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në SHBA. Një ditë para zgjedhjeve, Donald Trump teksa foli nga Karolina e Veriut tha se do të vendosë tarifa ndaj Meksikës nëse fqinji jugor i Shteteve të Bashkuara nuk ndalon emigrantët të kalojnë kufirin e tyre të përbashkët.