Top Channel/ Trump e Harris përplasen për mikrofonët” Mbyllur apo hapur gjatë debatit televiziv!
27/08/2024 11:31

Përplasjet mes dy kandidatëve për president në SHBA, demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump kanë nisur që përpara përballjes së tyre të parë qëplanifikohet të mbahet në 10 shtator, me palët që nuk pajtohen mbi kushtet e saj. Kur dy ekipet elektorale patën rënë dakord për debatin televiziv kombëtar prej 90-minutash në kanalin ABC Neës në qytetin lindor Filadelfia, ishte me të njëjtat kushte sipas të cilave ish-Presidenti Trump debatoi me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden në fund të qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër. Por Harris kërkon tani që mikrofonët të lihen ndezur përgjatë të gjithë debatit. Mediat në SHBA thonë se kjo është një lëvizje që mund të çojë në shkëmbime më të gjalla dhe të drejtpërdrejta midis dy kandidatëve – ose në aq shumë shkëmbime sa që miliona shikues që priten ta ndjekin mund të kenë vështirësi të dëgjojnë pikëpamjet konkurruese të kandidatëve. Sipas ekipit të Harris, "ndihmësat e Trump-it i duan mikrofonët të mbyllur sepse mendojnë që ai mund të shpërthejë në komente dhe të mos përmbahet dot gjatë 90 minutave debat. Trumpi vetë u shpreh se kjo nuk do të përbënte një ndryshim të madh për të, edhe pse kujtoi se normalisht, marrëveshja ishte për një situatë njësoj si ajo e kaluara kur mikrofonët ishin të fikur. "E vërteta është se ata po përpiqen të dalin nga marrëveshja”, u shpreh ai. Debati i 27 qershorit, mes ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Biden luajti një rol kyç në fushatën presidenciale të këtij viti. Paraqitja e dobët e Bidenit 81-vjeçarit ngjalli panik mës demokratëve, që i kërkuan tërheqjen nga përpjekja për rizgjidhje, duke i hapur kështu zëvendëses së tij rrugën drejt garës presidenciale.

Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49