Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përsëriti edhe një herë se është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, por vetëm pasi të arrihet një marrëveshje për garancitë e sigurisë. “Dhe mbi këtë bazë, ne synojmë një takim trepalësh,” sqaroi ai për gazetarët në Kiev, duke iu referuar mundësisë së një samiti pa praninë e Donald Trump si ndërmjetës.