Top Channel/ Trump, dy javë kohë Iranit/ Regjimi i Teheranit bën presion me naftën
19/06/2025 23:02

SHBA kanë konfirmuar se kanë nisur kontakte të drejtpërdrejta diplomatike me Iranin, ndërkohë që presidenti Donald Trump paralajmëroi se do të vendosë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake brenda dy javësh. Ndërkohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet me ritme alarmante, teksa Irani ka goditur sërish Izraelin me raketa. Një nga raketat iraniane goditi spitalin Sokora në Bersheva, në jug të Izraelit, duke lënë dhjetëra të plagosur. Ushtria izraelite ka akuzuar Teheranin për përdorimin e bombave thërrmuese, një veprim që përbën shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Përballë këtyre zhvillimeve, presidenti Trump deklaroi se SHBA po vlerëson të gjitha opsionet dhe dëshiron të japë përparësi diplomacisë përpara çdo vendimi ushtarak. “Bazuar në faktin se ka një shans të konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, do të vendos brenda dy javësh,” citohet të ketë thënë Trump, përmes një deklarate të lexuar nga sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Leavitt theksoi gjithashtu se çdo marrëveshje e ardhshme me Iranin duhet të përfshijë ndalimin e pasurimit të uraniumit dhe se qëndrimi i SHBA mbetet i palëkundur: “Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”. Nga ana tjetër, Ministri izraelit i inteligjencës, Israel Katz, ka përsëritur kërcënimin e tij drejtuar liderit suprem iranian, Khamenei, duke thënë: “Ai nuk duhet të ekzistojë”. Analistët paralajmërojnë se përplasja e drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit rrezikon të përhapet në gjithë rajonin. Parlamenti iranian ka kërcënuar me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyçe për eksportet ndërkombëtare të naftës, në rast të ndërhyrjes së SHBA-së.

Top News – I vunë zjarrin shkollës me nxënës brenda / Francë, 15 vjeçari humb dorën nga granata
05/10 15:32
Top News – Ish Princi Andrew padit policinë / Çështja Epstein, të anulohen urdhërat e kontrollit
05/10 15:07
Top News – Estonia zhvendos trupat afër Rusisë / FT: Armatoset për të goditur thellë, strategji e re
05/10 15:05
Top News – Dëshifruan misteret e trurit / Nobeli i mjekësisë 2026 ndahet nga tre shkencëtarë
05/10 15:04
Top News – Putin ‘lëshon’ Gjeneral Armagedonin / Ishte degdisur në Afrikë, donte luftë bërthamore
05/10 14:22
Top News-‘Aksident në laborator’, ‘plas’ murtaja / Vdes shkencëtarja në Rusi, SHBA frikë për epidemi
05/10 13:54
Top News – ‘Vendi më i rrezikshëm në Tokë’ / Si u shndërrua Lituania e qetë në një vatër tensioni
05/10 13:09
Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10 13:07
Top News – Gjermania në rrezik, konflikt me Rusinë/Paralajmëron Shërbimi Sekret, ndizet ‘lufta hije’
05/10 13:06
Top News – Vjen ‘Forca e Super-Inteligjencës’ / Trump prezanton grupin e ri të punës për AI-në
05/10 12:44
Top Channe/ Në Rusi ka rënë murtaja/ 189 persona nën vëzhgim pas vdekjes së një punonjëseje
05/10 12:18
Top Channel/ Gjermanët duan Merkelin, sondazhi: “Është më e aftë se Friedrich Merz”!
05/10 12:15
Top News – SHBA tërheq bombarduesit nga Britania / “Kërcënime të reja”, B-1 ikin nga baza e RAF
05/10 12:05
Top News- Do rrëzonte avionin e Flydubai mbi Izrael / Bashkëpiloti e kishte bërë planin kohë më parë
05/10 12:04
Top News – Franca në kaos, djegie dhe plaçkitje / Mbyllen 500 shkolla, shkak protestat e nxënësve
05/10 12:03
Top News – Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme / Spanja voton më 29 nëntor, kërkon mbështetje
05/10 11:31
Top Channel/ Alarm në Katalonjë, përmbytjet marrin 2 jetë, një person rezulton i zhdukur
04/10 22:52
Top Channel/ Alarm për bombë në Parlament, autoritetet në gjendje gatishmërie
04/10 22:48
Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14