Fjalimi i Donald Trumpit nuk bëri asgjë për të qetësuar tregjet globale të naftës. Përkundrazi, me deklaratat se SHBA-ja do ta godasë jashtëzakonisht fort Iranin, presidenti amerikan i trazoi ato akoma edhe më shumë. Ne i kemi letrat në dorë, ata nuk kanë asgjë, këmbënguli shefi i Shtëpisë së Bardhë, që premtoi sërish një luftë të shkurtër.