Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni tokësor në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, por pa dhënë detaje konkrete. Në një intervistë për Fox News, ai tha se nuk dëshiron një ndërhyrje të tillë, por shtoi se, nëse do të ishte e nevojshme, "ka njerëz të tjerë që do ta kryenin operacionin tokësor për ne", pa sqaruar se kujt i referohej.