Dita e dytë e vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Kinë filloi me takimin e tij me Presidentin Kinez Xi Jinping në Zhongnanhai, kompleksi i udhëheqjes së Partisë Komuniste Kineze, i cili shpesh përshkruhet si “versioni kinez” i Shtëpisë së Bardhë. Kompleksi shtrihet në rreth 6,000 akra dhe përfshin liqene, kopshte dhe ndërtesa administrative. Rreth gjysma e tij është e mbuluar nga uji, ndërsa vendi është i rrethuar nga mure të kuqe historike dhe konsiderohet si një nga vendet më “sekrete” në Kinë.