Top Channel/ Trump dhe Xi, cfarë dihet për takimin: Në axhendë edhe Tajvani dhe Irani!
12/05/2026 11:30

Donald Trump dhe Xi Jinping përgatitetin për takimin e shumëmediatizuar mes tyre, mes deklaratave optimiste s inga SHBA, ashtu edhe nga Kina se marrëdhëniet mes tyre kanë qenë përgjithësisht të qëndrueshme në muajt e fundit- dhe synojnë të vazhdojnë t`i mbajën të tilla. Megjithatë, është e gjatë lista e cështjeve delikate që janë në lojë në një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në botë, pa ndonjë zgjidhje të lehtë në horizont. Të paktë janë ata që presin përparime të mëdha në mosmarrëveshjet afatgjata mes Kinës dhe SHBA-së, të cilat nisin nga konkurenca teknologjike e deri te situata e ndërlikuar e Tajvanit, aleati kryesor i të cilit është SHBA-ja. Në axhendë pritet të përfshihet edhe përfundimi i luftës me Iranin, ku Pekini po luan rolin e një ndërmjetësi jozyrtar në konflikt, shkruan AP. Në parim, vizita shihet si një përpjekje e Trumpit për të forcuar pozitat e tij politike përballë rivalit komunist, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping paraqitet i qetë dhe i sigurt. Në një kohë kur ekonomia globale dhe ndryshimet klimatike kërkojnë bashkëpunimin e dy fuqive më të mëdha botërore, një takim mes presidentit amerikan dhe atij kinez konsiderohet thelbësor. SHBA-ja mbetet ekonomia më e madhe në botë, ndërsa Kina renditet e dyta; po ashtu, të dy vendet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të planetit. Pekini dhe Uashingtoni duket se janë të vendosur që ky takim të mos përfundojë pa rezultate konkrete. Një marrëveshje mes dy liderëve do të kishte pasoja globale, por njëkohësisht do t’u shërbente edhe interesave të tyre politike të brendshme. Sipas analistit kinez Chu Yin, Trump ka nevojë urgjente për sukses në politikën e jashtme, sidomos përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Ai vlerëson se strategjia amerikane ndaj Iranit nuk ka dhënë rezultatet e pritshme dhe se tani Trump po përpiqet të arrijë të paktën një marrëveshje të pjesshme me Kinën për tarifat tregtare, teksa Uashingtoni shpreson që Kina të rrisë blerjet e produkteve amerikane, gjë që do t’i jepte Trumpit një argument të fortë politik në prag të zgjedhjeve. Negociatorët e të dy vendeve pritet të zhvillojnë bisedime në Seul përpara takimit të liderëve.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23