Top Channel/ Trump dhe Harris në luftë në Pensilvani, shteti që mund të përcaktojë presidentin e ri
23/10/2024 18:58

Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër të ngushtë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump janë përqendruar në Pensilvani, një shtet vendimtar, i cili mund të përcaktojë presidentin e ri amerikan. Si Donald Trumpi dhe Kamala Harrisi kanë intensifikuar takimet zgjedhore në Pensilvani, kanë investuar para dhe energji për fushatë në shtetin vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Nga 7 shtetet kyçe, Pensilvania është më e madhja dhe ka 19 elektorë, numrin më të lartë ndër ato që konsiderohen shtetet vendimtare. Në dy garat e fundit, kandidati që ka fituar në Pensilvani, ka fituar edhe zgjedhjet presidenciale. Diferenca në të dyja rastet ka qenë e ngushtë, me disa dhjetëra mijëra vota në një shtet me miliona votues. Ndërsa anketimet tregojnë se edhe në këto zgjedhje, gara në atje është teper e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë. “Pensilvania është një shtet që e fitoi Trumpi në 2016 dhe Bideni në 2020. Ka shumë votues të bardhë, të klasës punëtore. Ka qendra të mëdha urbane, komunitete rurale. Pra është si një lloj miniature e të gjithë vendit, në disa pikëpamje”, shprehet drejtori i kolegjit Franklin & Marshall, Berwood Yost. Fuqia e këtij shteti duket se qëndron tek vetë votuesit që kuptojnë rolin jetik që mund të kenë në këto zgjedhje. “Mendoj se është ndarë në mënyrë të barabartë, gjysma e miqve të mi votojnë për Kamalan dhe gjysma tjetër votojnë për Trumpin. Nëse ky është një tregues atëherë këtu kemi një garë mjaft të ngushtë”, thotë Brian Neel, një votues në Pensilvani. Demokratja Harris shpreson të sigurojë një numër të madh votash në qendrat urbane në qytetet Filadelfia dhe Pitsburg dhe të shtojë mbështetjen në periferitë e këtyre qyteteve. Ajo u ka bërë thirrje grave, votuesve me ngyrë dhe studentëve, elektoratit që i dha fitoren Joe Bidenit 4 vjet më parë, të dalë në mënyrë masive në votime. “Do të votoj për Kamala Harrisin. Gjithë jetën kam votuar demokratët. Besoj se ajo po punon për shtresën e mesme, pjesë e së cilës e ndjej veten”, thotë Paul Grant, votues në Pensilvani. Nga ana tjetër, Donald Trumpi shpreson të zgjerojë mbështetjen në zonat rurale, që i fitoi lehtësisht në 2020 dhe shpreson që votuesit, që tradicionalisht kanë mbështetur demokratët, si latinët dhe punëtorët e krahut, të votojnë për të. “Votova për presidentin e vërtetë, Presidentin Trump. Vendim i drejtë, sepse po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Moses Gonzalez, votues në Pensilvani. Ndërsa të dyja palët po pretendojnë se kanë epërsi, në një garë kaq të ngushtë, është shumë e qartë, se edhe një votë ka rëndësi. Për demokraten Harris sfida këtu është edhe më e madhe. Që nga vitit 1948, asnjë demokrat nuk ka fituar zgjedhjet, pa fituar në Pensilvani.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05