Top Channel/ Trump dërgon emisarët e paqes, Witkoff e Kushner takojnë Putin e Zelensky
05/09/2026 15:25

Marrin një hov të ri përpjekjet e SHBA-së për t`i dhënë fund luftës në Ukrainës. Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Rusi me një propozim të ri për mbylljen e konfliktit më shumë se 4 vjecar. Ata takohen sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa të dielën do të udhëtojnë drejt Kievit, ku do të zhvillojnë bisedime me kreun e shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Ata kanë me vete një propzim për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi Trump, kur u pyet për misionin e të dërguarve të tij. Edhe Putin vetë ka shprehur së fundmi optimizëm të kujdesshëm për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje. Në një forum ndërkombëtar ekonomik, ai tha se “ka mundësi” që të arrihet një marrëveshje. Ëitkoff dhe Kushner kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike të administratës Trump për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, por mes Moskës dhe Kievit mbeten ende dallime të thella. Vizita në Ukrainë do të jetë e para për dy negociatorët amerikanë në kuadër të këtyre bisedimeve, ndërsa të dy kanë udhëtuar disa herë në Rusi. Në prag të vizitës, megjithatë, gjendja në terren mbetet e nderë. Presidenti Zelensky tha se një dron rus goditi zyrën e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, SBU, Oleksandr Poklad, në Kiev. Poklad vetë nuk raportohet të jetë plagosur. Zelensky deklaroi se i ka kërkuar kreut të SBU-së t’i përgjigjet “në mënyrë të përshtatshme” sulmit. Ndërkohë, autoritetet ukrainase njoftuan se katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm rus ndaj qytetit Kamianske, në rajonin e Dnipropetrovskut.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46