Top Channel/ Trump deklarata të forta kundër Zelenskyt: Ukraina e filloi luftën, territoret…
19/02/2025 18:23

Presidenti Donald Trump kritikoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën, disa orë pasi zyrtarë amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Përfaqësuesit nga Ukraina mungonin në bisedime. Zelensky ka thënë se Ukraina nuk do të “dorëzohet ndaj ultimatumeve të Rusisë” dhe shtoi se do të refuzonte të nënshkruante ndonjë marrëveshje të negociuar pa përfshirjen e Kievit. Trump, duke folur në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, tha se bisedimet ishin “shumë të mira” dhe se Rusia “dëshiron të bëjë diçka.” Takimi me Putinin: Trump tha se “ndoshta” do të takohet me homologun e tij Vladimir Putin para fundit të shkurtit. Trump dhe Putin folën për 90 minuta në telefon javën e kaluar. Presidenti amerikan ka thënë se bisedimet me liderin rus ka gjasa të ndodhin edhe në Arabinë Saudite. Pretendimet mbi luftën: Trump pretendoi në mënyrë se Ukraina e filloi luftën me Rusinë. “Duhej ta kishit përfunduar pas tre vjetësh. Nuk duhej ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje,” tha Trump në kontekstin e komenteve mbi dëshirën e Ukrainës për të qenë e përfshirë në bisedimet në Arabinë Saudite. Ai pretendoi se mund të kishte bërë një marrëveshje për Ukrainën “që do t’u kishte dhënë atyre pothuajse të gjithë territorin… dhe askush nuk do të ishte vrarë.” Trupat paqeruajtëse europiane: Shtetet e Bashkuara “nuk do të kundërshtonin aspak” që trupat paqeruajtëse europiane të vendoseshin në Ukrainë, tha Trump. “Nëse ata duan ta bëjnë këtë, është fantastike. Unë jam krejtësisht dakord,” shtoi ai.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04