Top Channel/ Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve gjyqësore
09/06/2023 23:19

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump po pëson një tronditje të konsiderueshme pas aktakuzës së tij në hetimin e dokumenteve të klasifikuara. Në një lëvizje të papritur, Trump njoftoi se po largoheshin dy nga avokatët e tij kryesorë, Jim Trusty dhe John Roëley, nga çështja. Ndër të tjera ish-lideri amerikan shtoi se tashmë Todd Blanche, një avokat mbrojtës që ai punësoi në prill pasi u padit në Manhattan, do të vijonte me çështjen përkohësisht. Menjëherë pas kësaj, Trusty dhe Roëley lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata thanë se po jepnin dorëheqjen tërësisht nga ekipi ligjor. Ata njoftuan se ishin të bindur se Trump do të shfajësohet në betejën e tij ligjore e cila vijon prej kohësh, teksa theksuan se nuk planifikojnë të dalin në media apo të zbulojnë bisedat që kanë pasur me Trump. Trump përballet me shtatë akuza penale në lidhje me trajtimin e materialeve të rëndësishme qeveritare që mori me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. Hetuesit sekuestruan rreth 13,000 dokumente nga pasuria e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, gati një vit më parë. Aktakuza e një ish-presidenti amerikan është e paprecedentë në historinë amerikane dhe shfaqet në një kohë kur Trump është kandidati kryesor për president vitin e ardhshëm. Rasti nuk e pengon Trumpin të bëjë fushatë apo të marrë detyrën nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Ekspertët ligjorë thonë se nuk do të kishte asnjë bazë për të bllokuar betimin e tij edhe nëse ai do të dënohej dhe do të dërgohej në burg.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04