Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi se do të bombardojë Omanin, nëse pengon bisedimet e drejtpërdrejta të Uashingtonit me Iranin. “Nëse Omani pengon bisedimet, ne do ta bombardojmë deri në fund”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa i bëri thirrje Iranit të dorëzohet. “Irani duhet të ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”, shtoi presidenti Trump, ndërsa kujtoi edhe njëherë se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara është që Teherani të mos zhvillojë apo të ketë armë bërthamore.