Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se Uashingtoni po zhvillon “bisedime të mira” me Teheranin dhe se ekziston mundësia për një marrëveshje mbi konfliktin e tyre. Por, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se sulmet e SHBA d0 të rifillojnë, nëse negociatat nuk do të japin rezultate.