Top Channel/ Trump anulon bisedimet në Islamabad, mesazh të fortë Iranit
25/04/2026 20:03

Edhe një herë, bisedimet për fundin e luftës SHBA-Iran në Islamabad, po rrethohen nga paqartësia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se ka anuluar udhëtimin e delegacionit amerikan drejt kryeqytetit pakistanez, Islamabad, për bisedime me Teheranin, pasi ky i fundit nuk konfirmoi pjesëmarrjen. “Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që do të shkonin në Islamabad të Pakistanit për t'u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur duke udhëtuar, shumë punë! Përveç kësaj, ka një grindje dhe konfuzion të madh brenda "udhëheqjes" së tyre. Askush nuk e di se kush është përgjegjës, përfshirë edhe ata. Gjithashtu, ne i kemi të gjitha kartat, ata nuk kanë asnjë! Nëse duan të flasin, e tëra çfarë duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!” Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad, por Teherani insiston se vizita është pjesë e një turi rajonal me tre ndalesa dhe se nuk ka në plan të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta me palën amerikane. Araghchi është takuar me kreun e forcave të armatosura të Pakistanit, Asim Munir, dhe thotë se paskësaj, do të udhëtojë drejt Omanit dhe Rusisë “për konsulta mbi zhvillimet rajonale". Pala iraniane ndërkohë ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet para ndërmjetësve pakistanezë në lidhje me propozimet e Shteteve të Bashkuara. Sipas burimeve, Irani vazhdon të insistojë që amerikanët të vendosin një fund të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit si kusht paraprak për hapjen e raundit të dytë të negociatave. E ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të konfliktit vazhdojnë, në të njëjtën masë vijon edhe presioni amerikan për t`i detyruar kundërshtarët të bëjnë lëshime. Administrata amerikane vendosi të ngrijë 344 milionë dollarë në kriptovaluta të lidhura me Iranin, e pohuar kjo nga sekretari i Thesarit të Uashingtonit, Scott Bessent.

Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44