Top Channel/ Trump, akuza Putinit dhe Zelenskyt/ Presidenti: fajtor edhe Biden
14/04/2025 23:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka ringjallur polemikat me deklaratat e tij më të fundit rreth luftës në Ukrainë, duke fajësuar jo vetëm Kievin, por edhe liderët botërorë për nisjen e konfliktit. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, Trump u shpreh se “gabimi ishte që lamë luftën të ndodhte” dhe se “kurrë nuk duhet të fillosh një luftë me dikë që është 20 herë më i madh”. Më vonë u përpoq të korrigjojë qëndrimin e tij, duke shpërndarë përgjegjësinë mes presidentit Joe Biden, liderit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin: “Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte filluar kurrë. Biden dështoi ta ndalonte, Zelensky mund ta kishte bërë dhe Putini nuk duhet ta kishte nisur asnjëherë. Është faji i të gjithëve”. Trump njoftoi gjithashtu se së shpejti do të paraqiten disa propozime konkrete për ndalimin e konfliktit në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Një ditë pas bombardimeve në qytetin ukrainas të Sumyt, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov deklaroi se Rusia po godet “vetëm objektiva ushtarakë”. Por sipas autoriteteve ukrainase, 34 civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmin e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi duke theksuar se nëse Putini nuk ndalet në Ukrainë, ai mund të tentojë të pushtojë territor të NATO-s, duke e përshkallëzuar situatën drejt një konflikti global: “Nëse nuk jemi të vendosur, Moska do të përparojë më tej. Qëllimi i tij është rikrijimi i një perandorie ruse”, tha ai. Zelensky gjithashtu komentoi deklaratat e fundit të Trump dhe zëvendëspresidentit të tij J.D. Vance, duke thënë: “Nuk ka rrugë të mesme këtu. Ka një agresor dhe një viktimë. Rusët janë agresori, ne jemi viktima. Është e qartë për të gjithë”.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58